Barcelona hedh sytë nga futbollisti i Atalantës

Futboll

Barcelona hedh sytë nga futbollisti i Atalantës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 20:52
Lukman e Gjimshiti

Ademola Lukman më në fund ia doli që të bëhej një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.

Pas shumë vitesh shtegtim në skuadra të ndryshme, sulmuesi nigerian tregoi sa vlen me fanellën e Atalantës, duke ndihmuar këtë të fundit që të fitonte 3-0 ndaj Bajer Leverkusenit në finalen e Ligës së Europës.

Tre golat e sulmuesit e bënë atë padyshim personazhin kryesor të finales dhe me meritë ai mori elozhet e shumta për këtë paraqitje. Ky sukses padyshim do ta bëjë atë një emër të kërkuar në merkato dhe mediat spanjolle raportojnë se që tani është Barcelona ajo që ka hyrë në garë për futbollistin.

Me sa duket Deko monitoronte prej kohësh lojtarin i cili kishte dhuruar paraqitje të mira në Europë edhe në ndeshjet e mëparshme dhe finalja përballë “të pathyeshmëve” të Leverkusenit ishte thjesht prova e fundit e aftësive të tij.

Drejtori sportiv i Barcelonë ishte në tribunë në stadiumin e Dublinit dhe kjo provë e Lukman e ka bindur edhe më shumë për të bërë një hap për sulmuesin. Ai ka kontratë deri në qershorin e vitit 2026 me Atalantën, një klub i cili zbulon talente dhe i shet ata rregullisht, siç pritet të ndodhë me nigerianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat