Rashica dhe Muçi në festë, Besiktasi fiton Kupën e Turqisë 

Futboll

Rashica dhe Muçi në festë, Besiktasi fiton Kupën e Turqisë 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2024 Në ora: 21:51
Besiktas

Milot Rashica dhe Ernest Muçi, janë në festë të madhe, Besiktas ka fituar Kupën e Turqisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi dhe ai i Kosovës, Rashica, sonte shijuan aromën e trofeut në stadiumin "Atatürk Olimpiyat" në Stamboll. 

Besiktas ka triumfuar në frymën e fundit me rezultat 3:2 ndaj Trabzonit.

Muçi është paraqitur titullar e Rashica nga minuta e 64-të. 

Enis Bardhi është aktivizuar standard për Trabzonin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të.  

Muçi është zëvendësuar në minutën e 90+7. 

Onuachu kaloi në epërsi Trabzonin në minutën e 13-të. 

Besiktas këndellet dhe ka përmbysur gjithçka. 

Në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 45+3 Ghezzal ka barazuar rezultatin 1:1 .

Në minutën e 54-të, Ucan realizoi për 2:1.

Pepe në minutën e 89-të ka barazuar rezultatin. 

Dhe kur pritej vazhdimet ndodhi e papritura, Al Musrati nga rreth 20 metra shënoi në këndin e poshtëm e për 3:2 në minutën e 90+4. 

Besiktasi feston trofeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat