Zbulohen emrat e pretendentëve kryesorë për punën e trajnerit te Chelsea

Futboll

Zbulohen emrat e pretendentëve kryesorë për punën e trajnerit te Chelsea

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:36
Për momentin, pretendentët e mundshëm janë Kieran McKenna, Enzo Maresca, Ruben Amorim dhe Roberto De Zerbi.

Pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, kanë filluar lajmet me emrat e mundshëm që mund ta pasojnë. Për momentin, pretendentët e mundshëm janë Kieran McKenna, Enzo Maresca, Ruben Amorim dhe Roberto De Zerbi.

Edhe pse emrat e trajnerëve mund të mos jenë aq të mëdhenj, ata në fakt kanë disa arritje për t’u mburrur.

Kieran McKenna

McKenna aktualisht është duke menaxhuar Ipswich Town dhe ka qenë i lidhur me punën në Chelsea për shkak të rekordit të tij në zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Dy sezonet e fundit ishin të mëdha për McKenna dhe ekipin e tij – ata arritën të ngjiten për dy kategori radhazi. Nga luajtja në League One dy vjet më parë deri tani te konkurrimi me më të mirët në Ligën Premier. McKenna definitivisht di se si të ngrejë skuadrën.

Këtë sezon Ipswich mposhti Southampton dhe Leeds United për një vend që ngjit direkt në Ligën Premier.

Enzo Maresca

Maresca udhëhoqi Leicester Cityn për të siguruar rikthimin në Ligën Premier pas një sezoni të suksesshëm në Championship. Skuadra e tij përfundoi në vendin e parë të tabelës, duke përfunduar sezonin me një pikë para Ipswich.

Ai u emërua ‘Menaxheri i Muajit’ në Championship në gusht, tetor dhe dhjetor 2023 për udhëheqjen dhe rezultatet e tij të jashtëzakonshme. Për më tepër, ai mori çmimin e menaxherit të muajit në prill 2024, duke marr çmimin e tij të katërt të sezonit.

Ruben Amorim

Në mars 2020, Amorim u emërua menaxher i Sporting Lisbona. Nën drejtimin e tij, skuadra fitoi titujt e Taça da Liga dhe Primeira Liga, duke thyer një periudhë pritje 19-vjeçare për këtë të fundit. Këto triumfe i dhanë atij çmimin e nderuar ‘Menaxheri i Vitit’ në Primeira Liga për sezonin 2020/21.

Duke vazhduar serinë e tij të suksesshme, ai e drejtoi klubin drejt një titulli tjetër të kampionit të Primeira Liga në sezonin 2023/24.

Roberto De Zerbi

Ky është trajneri më i njohur në listë dhe çdo tifoz i Ligës Premier e di se sa e vështirë ndonjëherë është të mposhtet skuadra e De Zerbit.

Ky sezon nuk ishte më i miri për Brighton, megjithatë në sezonin 2022/2023 Brighton arriti përfundimin e tij më të lartë ndonjëherë në Ligën Premier, duke siguruar vendin e gjashtë në tabelë.

Kjo nënkuptonte gjithashtu vendin historik të Ligës së Evropës, të cilin klubi nuk e kishte arritur kurrë më parë. Brighton kryesoi grupin e tyre në Ligën e Evropës, i cili përfshinte kundërshtarë si Ajax, Marseille dhe AEK.

Sipas raporteve të fundit, McKenna dhe Maresca kanë një shans më të madh për të siguruar këtë punë, megjithatë, diçka e papritur mund të ndodhë lehtësisht ndërsa flasim për Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat