Sonte në orën 20.45 do të përballen Serbia – Zvicra në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll.
Mediumi zviceran “Blick” ka shkruar se serbët e harrojnë kapitenin Granti Xhaka.
“Gazeta sportive serbe “Sportski Zurnal” prezanton formacionet e mundshme për duelin e Ligës së Kombeve kundër Zvicrës në edicionin e saj të së shtunës. Kombëtares i mungon nga të gjithë kapiteni Granit Xhaka.
Në vend të tij, në qendër të mesfushës mund të gjendet krahu i Young Boysit Jowl Monteiro. A kanë serbët informacione të brendshme? "Jo", - thotë trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin.
Në konferencën për shtyp të premten ai siguroi se të gjithë lojtarët janë në formë dhe se Zvicra do të garojë me ekipin më të mirë të mundshëm.
Pra, është më shumë një gabim nga ana e gazetës serbe, e cila e ka përqendruar raportimin e saj më shumë në fitoren e mundshme të 100-të të turneut të Novak Gjokoviç në Shangai sesa në ndeshjen ndërkombëtare”, shkruan mediumi zviceran.