Portieri legjendar i Bayern Munih, Manuel Neuer, ka paralajmëruar se mund t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist në përfundim të këtij sezoni.
40-vjeçari pritet të largohet nga futbolli në verën e vitit 2027, kur i skadon kontrata me klubin bavarez.
Megjithatë, Neuer ende nuk ka bërë një njoftim përfundimtar për pensionimin.
Sipas mediumit “Goal”, portieri gjerman ka folur për të ardhmen e tij gjatë një vizite në një klub të tifozëve të dielën, duke lënë të kuptohet se ky mund të jetë sezoni i fundit në karrierën e tij.
"Besoj se nuk do të vazhdoj të luaj pas kësaj vere. Tani po përpiqem ta shijoj kohën që më ka mbetur", ka deklaruar Neuer, sipas komenteve të publikuara nga gazetari “Florian Plettenberg”.
Ai ka zbuluar gjithashtu se e kishte menduar seriozisht pensionimin që në fund të sezonit të kaluar, duke qenë rreth 85 për qind i bindur se do t'i varte dorezat.
Neuer iu bashkua Bayern Munich në vitin 2011, pas largimit nga Schalke 04, dhe që atëherë është shndërruar në një prej figurave më të rëndësishme në historinë e klubit.