Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ka gjetur rrugën drejt golit me fanellën e Dinamos së Zagrebit.
Në minutën e 21-të, Dinamo kaloi në epërsi ndaj Goricës vendase, falë golit të lojtarit shqiptar.
Aksioni u ndërtua nga Dani Rodríguez, i cili e dribloi bukur Gonçalo Costan në krahun e djathtë dhe pasoi në zonë për Hoxhën. Ky i fundit i shpëtoi mbulimit të mbrojtësit dhe nga pesë metra e dërgoi topin në rrjetë për 0:1.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit kroat.