Dy skuadrat rivale të qytetit, Evertoni dhe Liverpooli, u ndanë në barazim 1:1 në stadiumin “Hill Dickinson”, në derbin e qytetit dhe të javës së 12-të të Premier League.
Të dyja skuadrat luftuan deri në fund, por asnjëra nuk arriti ta fitojë këtë përballje.
Liverpooli kaloi i pari në epërsi, por nuk arriti ta ruante avantazhin deri në fund. Në minutën e 5-të, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Dominik Szoboszlai dhe Florian Wirtz, mesfushori hungarez u gjend në pozitë të favorshme për goditje në hyrje të zonës së rreptësisë.
Szoboszlai nuk gaboi dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për 0:1.
Evertoni barazoi në minutën e 25-të, pas një autogoli të Jeremie Frimpong. Pas ekzekutimit të goditjes së lirë, topi u devijua nga futbollisti i Liverpoolit dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin 1:1.
Liverpooli renditet në vendin e katërt me 22 pikë, pesë më shumë se Evertoni, që zë pozitën e tetë.