Roma “lëviz gurët” për sulmuesin!

Futboll

Roma “lëviz gurët” për sulmuesin!

Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 14:54
Ernest Muçi

Para disa ditësh, u përfol në media se klubi i Romës shfaqi interesim për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë, Ernest Muçi, ku “shkues” ishte Mohamed Salah. Por gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë sa hap e mbyll sytë.

Në bazë të raportimeve të fundit nga mediat italiane, bëhet e ditur se romakët janë vënë në lëvizje për të transferuar sulmuesin nigerian Ademola Lookman.

Trajneri Gasperini e ka bërë të qartë se dëshiron më shumë përforcime në ekip, për sa i takon fazës offensive, dhe Lookman po merr përparësi, krahas opsioneve të tjera.

Atletico Madrid e ka vendosur në shitje anësorin nigerian, por minimumi që mund ta lënë të lirë përkon me 35 milionë euro. Strategjia e Romës është afrim me formulë huazimi, ndërsa blerja e kartonit të finalizohet në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat