Janë mbyllur 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, mes Grupeve A dhe B. Fitorja më e bujshme u arrit nga Tomori në Berat kundër Memaliajt, me shifrat 5:3.
Luftëtari i Gjirokastrës turpëroi 3:0 Bylis B, duke i marrë kreun në Grupin B. Devolli nuk tregoi “mëshirë” ndaj Apolonisë, 3 – 0.
Butrinti mposhti në transfertë Këlcyrën, 2:0.
Në Grupin A, Basania fitoi 1"0 derbin e Shkodrës përballë Shirokës.