Talenti kosovar, “Iniesta” i ardhshëm i Barcelonës

Futboll

Talenti kosovar, “Iniesta” i ardhshëm i Barcelonës

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 12:18
Andres Iniesta

Talenti i Barcelonës, Labinot Kabashi është njëri nga befasitë e trajnerit të Kosovës Albert Bunjaku i cili e ka ftuar në dy ndeshjet kualifikuese kundër Kroacisë dhe Ukrainës.

Megjithse është në një moshë 16-vjeçare ai me talentin e tij ka surprizuar të gjithë duke tërhequr vëmendjen e medieve të mëdha ndërkombëtare të cilat e vlerësojnë si “Iniesta” i ardhshëm i Barcelonës.

Për ftesën ndaj këtij talenti kanë shkruar media të shumta por “Goal.com” i ka kushtuar një speciale katalanasit të vogël i cili konsiderohet si një lojtar që do mahnisë Europën.

Menjëherë pasi FIFA e njohu Kosovën me të drejta të plota dhe pjesëmarrja në eliminatoret e kampionatit Botëror detyroi Federatën e Futbollit të Kosovës të vëzhgojë talentet e rinj nga çdo cep i botës dhe në këtë mënyrë është ftuar edhje talenti, Labinot Kabashi, shkruan “Goal”.

“Në fillim mendova se Kosova ishte duke bërë shaka me mua, por kur më thanë që gjithçka është serioze jam lumturuar pa masë. Jam krenar që jam në gjendje për të luajtur për vendin tim të lindjes”, ka thënë Kabashi për “Barca TV”.

Me baba nga Kosova, nënë nga Finlanda dhe vendbanim në zemër të Katalonjës, në Bages. Ky është kombinimi interesant i njërit prej talenteve më të mëdhenj të Barcelonës, Labinot Kabashi, mesfushor ofensiv i skuadrës Barcelona B U19.

Labinoti është lindur më 28 shkurt të vitit 2000 në Skenderaj të Kosovës, disa muaj pas përfundimit të luftës së fundit në atdheun e tij.

Lufta në Kosovë detyroi familjen e tij ta merrte rrugën e emigracionit, duke shkuar në Finlandë, për të përfunduar më pas në Katalonjë.

Ai i ka nisur hapat e parë të futbollit duke u bashkuar ekipit të të rinjve të “Gimnastic Manresa”, një tjetër skuadër me një raport të mirë me Barcelonën.

Megjithatë, Kosova është një vend nuk është njohur ende nga Spanja dhe rruga e mesfushorit në krye nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.

Tashmë mbetet për tu parë nëse do të ketë minuta në dispozicion për të parë përshtatjen e Labinot Kabashit me përfaqësuesen e Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat