Vidal dëshiron të përballet me Juventusin në finale

Futboll

Vidal dëshiron të përballet me Juventusin në finale

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 19:35
Arturo Vidal

Arturo Vidal ka shprehur dëshirën që mos të takohet menjëherë me ish-skuadrën e tij.

Bayern Munich ka përfunduar i dyti në Grupin D të Ligës së Kampionëve dhe për kundërshtar do të ketë skuadrat që janë renditur si të parat në grupet e tyre respektive.

Një ndër kundërshtarët e mundshëm të bavarezëve është Juventusi, dhe sipas Arturo Vidal, italianët janë një prej skuadrave që ai nuk do të donte të përballej me to në 1/8 e finales, pasi që me ish-skuadrën e tij ka dëshirë të ndeshet në finale.

“Nuk ka shumë dallim se me kë takohemi, pasi që të gjitha janë skuadra të forta”, ka deklaruar Vidal për Mediaset Premium.

“Shpresoj që nuk do të ndeshemi me Juventusin, pasi që ata i dua në finale”.

“Megjithatë ne duhet të përgatitemi të ndeshemi me çdo kundërshtar nëse duam ta fitojmë këtë kompeticion”.

Vidal ka qenë pjesë e Juventusit për katër vite para se të transferohej te Bayerni më 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat