Aytekin njihet si gjyqtar i skandaleve, shikoni çfarë i kishte bërë Shqipërisë

Futboll

Aytekin njihet si gjyqtar i skandaleve, shikoni çfarë i kishte bërë Shqipërisë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 08:17
Deniz Aytekin

Barcelona ka bërë një ndër përmbysjet më të mëdha të rezultateve në futboll.

Katalonasit takimin e parë e kishin humbur 4-0, por në të dytin arritën të triumfonin me rezultat 6-1 kundër Paris Saint Germain.

Sipas trajnerit të PSG-së, Unai Emery fajtor kryesor ishte gjyqtari gjerman me prejardhje turke, Deniz Aytekin, i cili gjykoi dy penallti në dobi të Barçës.

Ky i fundit njihet edhe si gjyqtar i skandaleve pasi që në disa ndeshje të rëndësishme kishte ndikuar në rezultate.

Madje, shqiptarët e njohin edhe për së afërmi pasi që kishte gjykuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky i fundit kishte triumfuar edhe me rezultat 3-0 edhe në saje të një penalltie dhe të një kartoni të kuq të gjykuar shumë lehtë, për të cilën gjë ishte kritikuar prej ekspertëve të futbollit anembanë botës.

Vlen të theksohet se ky gjyqtar ishte detyruar për një kohë që të mbyllte llogarinë e Facebookut pasi që kishte marrë kritika dhe ofendime për gjykimin e ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe izraelite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat