Barça e gatshme të ofrojë Rakiticin plus para për Coutinhon

Futboll

Barça e gatshme të ofrojë Rakiticin plus para për Coutinhon

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 23:57
Philippe Coutinho

Barcelona po mendon me të gjitha forcat që të nënshkruaj me Philippe Coutinhon.

Ylli i Liverpoolit është një shënjestër e madhe e klubit katalunas që pas largimit të bashkëkombësit të tij, Neymar drejt Paris Saint-Germain.

Megjithatë, gjigantët e La Ligas kanë parë tashmë dy oferta për brazilianin të refuzohet, ku e dyta ishte plot 100 milionë euro.

Por, tani drejtuesit e klubit Blaugrana janë duke u përgatitur për të ndryshuar qasjen e tyre në një ofertë të parave plus një lojtar.

Sipas Don Balon, Barcelona është e gatshme të ofrojë Ivan Rakiticin si pjesë të ofertës së tyre për të ofruar Philippe Coutinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat