Vidal: I preferuari im është Champions League

Futboll

Vidal: I preferuari im është Champions League

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 16:53
Vidal: I preferuari im është Champions League

Me largimin e Paulinho-s i cili zgjodhi të rikthehet në Kinë, Barcelona kishte një boshllëk për të mbushr në mesfushë dhe këtë gjë e ka bërë duke blerë Arturo Vidal, një nga surprizat e merkatos së verës.

Mesfushori foli me Mundo Deportivo dhe diskutoi ambiciet e tij për sezonin e ardhshëm, ku do të fitojë kompeticionin më prestigjioz europian.

“I preferuari im është Champions League,” shprehet kiliani.

“E di që Barcelona e ka fituar në vitet e kaluara por unë dua ta fitoj tani – dua t’i fitoj të gjitha.”

Vidal është penduar për mundësitë e shpërdoruara për ta fituar trofeun te Bayern.

“Me VAR, Bayern do të kishte dy tituj më shumë në Champions League”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat