Zbulohet arsyeja që detyroi Sane të braktisë kombëtaren, ishte Low që…

Futboll

Zbulohet arsyeja që detyroi Sane të braktisë kombëtaren, ishte Low që…

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 18:14
Sone, Low

Ai nuk u ftua që të ishte pjesë e kombëtares në Botërorin e Rusisë, pavarësisht se kishte zhvilluar një sezon fantastik në Premier League. Ndërsa tashmë është grumbulluar sërish për të luajtur vetëm 7 minuta përballë Francës dhe të largohet sërish. Leroy Sane u largua një ditë më p[arë nga grumbullimi i kombëtares gjermane, por arsyeja e tij ka qenë shumë e fortë dhe ishte vetë trajneri që e ka konfirmuar.

Trajneri Joachim Low i dha leje sulmuesit të Manchester City-t për t’u larguar nga baza e Munich për arsye personale dhe ka qenë me të dashurën e tij për lindjen e fëmijës së parë Rio Stella, ai nuk do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Perusë.

“Jam shumë i lumtur që jap lajmin e lindjes së vajzës sime,” shprehet Sane në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat