Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, shënon për Zurich-un në barazimin me rezultat 3:3 kundër kampionit të Zvicrës, Young Boys. Futbollistët shqiptarë Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli u paraqitën titullarë për Zurich-un.
Për Zurich-un shënuan: Odey (7’), Kololli (10’-nga penalltia), Rodriguez (58’) dhe për Young Boys realizuan: Hoarau (55’ e 69’), Ngamaleu (64’). Kryeziu në minutën e 73-të u ndëshkua me karton të verdhë, kurse Kololli u zëvendësua në atë të 87-tën.
Zurich është në vend të katërt me 17 pikë, ka 11 me pak se lideri Young Boys pas 11 jave.