Shokon trajneri i Arsenalit, Emery: Kam vënë bast kundër ekipit tim

Futboll

Shokon trajneri i Arsenalit, Emery: Kam vënë bast kundër ekipit tim

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:11
Unai Emery

Trajneri aktual i Arsenalit, Unai Emery, ka botuar librin që flet për sukseset e tij kur drejtonte klubet e Sevillas në
Spanjë dhe PSG-së në Francë.

“Unai Emery, El Maestro” titullohet libri në të cilin zbulohet edhe një histori interesante. Kur ai ishte lojtar i Toledos, kishte vënë bast kundër ekipit të tij.

“Në atë kohë unë vendosja baste rregullisht bashkë me dy shokët e mi. Ata të dy luanin tek Elche. Kur luanim kundër njëri-tjetrit, unë kam vendosur bast se do të fitonin ata, sepse ishin favoritë dhe për mua kjo ishte logjike.

Kur mora biletën, vajza që ishte te kasa më pa çuditshëm, pasi ajo ishte tifoze e Toledos dhe nuk mund ta besonte që unë e parashikoja ashtu ndeshjen. Si mund të vendosësh bast kundër vetes tënde, më pyeti. Nga ajo kam marrë një leksion të mirë”, kujton Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat