Marotta, tek Interi me misionin parësor - parakalimin e Juventusit - Bota Sot
Marotta, tek Interi me misionin parësor - parakalimin e Juventusit

Futboll

Marotta, tek Interi me misionin parësor - parakalimin e Juventusit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 23:26
Marotta

Tashmë që raporti me kampionët e futbollit italian është përfundimisht pas krahëve, Giuseppe Marotta ka të gjithë të drejtën për të zyrtarizuar një dashuri të re në Seri A.

Arkitekti i merkatos dhe lëvizjeve të bujshme të Juventusit në dekadën e fundit ka arritur akordin me Interin, e këto javë do të prezantohet në një rol të ri drejtues, me vetëm një mision: të sjellë parakalimin ndaj bardhezinjve.

Pushimet që Beppe Marotta i ka lejuar vetes, pas ndarjes së çuditshme me Juventusin, mund të mbyllen para se të vijë Krishtlindja. Atë e pret një sfidë emocionuese me Interin, të cilën e pranoi pavarësisht të kaluarës në Torino.

Marotta u josh nga presidenti i ri, Stiven Zhang, për ta çuar ekipin zikaltër në fronin e futbollit italian, edhe pse kjo do të jetë diçka më shumë sesa e vështirë.

Ambiciet e presidentit të ri dhe fuqia ekonomike e grupit “Suning” i zhdukën çdo dyshim menaxherit veteran për të arritur akordin, madje hoqi qafe edhe konkurrentët e tjerë europianë.

Giuseppe Marotta mori në duar klubin bardhezi më 1 qershor të vitit 2010, pikërisht në agimin e “tripletës” së famshme interiste, dhe sot – si atëherë, – në mbështetje të Marottës është një president i ri, i bindur dhe ambicioz, që do të dojë të imponohet përmes titujve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...