Lajm i keq për Aaron Ramsey

Futboll

Lajm i keq për Aaron Ramsey

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:28
Aaron Ramsey

Chelsea nuk janë të interesuar më për mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.

Blutë’ e Londrës nuk do t’i bëjnë asnjë ofertë mesfushorit uellsian të Arsenalit në muajin janar, shkruan ‘The Daily Star’, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ ka qenë në listën e skuadrave të interesuara për 27 vjeçarin që në fund të sezonit i përfundon kontrata me Arsenalin.

Maurizio Sarri ka në dispozicion shtatë mesfushorë, dhe me formën e shfaqur së fundi nga Ross Barkley dhe Ruben Loftus Chek, vështirë të besohet për afrime tjera nga Chelsea.

Chelsea po ashtu po e vlerëson të panevojshëm nënshkrimin me një tjetër mesfushor, veçanërisht kur dihet se janë të interesuar për një marrëveshje të përhershme me Real Madridin për kroatin Mateo Kovacic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat