Gattuso: E merituam fitoren

Futboll

Gattuso: E merituam fitoren

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 00:19
Festimi i golit

Gennaro Gattuso dha një intervistë pas fitores dramatike ndaj Udineses në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.

Alessio Romagnoli fitoi topin në mesin e fushës dhe kombinoi me Susos për ta shënuar pastaj golin vendimtar në minutën e 96’ të ndeshjes.

“Ne vuajtëm, kishim mungesa, por mendoj se e merituam fitoren”, tha Gattuso pas ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Milanit në Serie A ku momentalisht ka 21 pikë në vendin e katërt, aq sa ka edhe Lazio.

I pyetur për momentin e fundit kur Suso dhe Romagnoli pasonin topin te njëri-tjetri para golit ai u përgjigj kështu: “Nuk mund ta them, nuk mund ta them...”.

Në ndeshjen e ardhshme në Serie A, kuqezinjtë në “San Siro” presin Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat