Spahiu: Gjendje e rëndë në Gjakovë, 502 raste aktive me coronavirus

Gjakova

Spahiu: Gjendje e rëndë në Gjakovë, 502 raste aktive me coronavirus

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:06
Afërdita Spahiu

Gjakova është prej komunave më të prekura me COVID-19 në javët e fundit, shkak për të cilin është vendosur në hartën e zonës së kuqe.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu, ka thënë se në Gjakovë gjatë dy javëve të fundit ka një rritje shumë të madhe të qytetarëve të prekur me coronavirus.

“Disponimi qytetarëve pas vendosjes së këtyre masave nuk ka qenë aspak i mirë pasi bie aktiviteti i bizneseve dhe ekonomisë por sipas meje marrja e masave ka qenë e domosdoshme për të ulur numrin e të infektuarve”.

Spahiu thotë se vetëm me bashkëpunim nga ana e qytetarëve mund të kalohet kjo gjendje në komunë.

“Për momentin kemi 502 raste aktive me COVID-19 që për komunën tonë janë shumë. Me respektimin e masave këtë numër mund ta ulim”.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës thotë se nga kjo komunë ka pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë.

“Çdo ditë kemi edhe mjek e infermierë të prekur me COVID-19 apo që kanë shenja e që të njëjtët detyrohen të izolohen”, shton më tej Afërdita Spahiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat