Deputeti i VV-së njofton se 48 bombola me oskigjen janë siguruar për Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë

Gjakova

Deputeti i VV-së njofton se 48 bombola me oskigjen janë siguruar për Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë

Nga: A.SH Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 00:20
Foto

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se për sonte në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” janë siguruar 48 bombola me oksigjen.

“Kjo gjendje që po ndodh jo rrallë herë në Spitalet tona duhet të marrë fund duke siguruar sasi të mjaftueshme për shërbim dhe sasi të konsiderueshme rezervë për përdorim emergjent të oksigjenit”, shkarun Batusha.

Postimi në Facebook:

Pas disa telefonatash dhe kontaktesh me institucionet, më informuan që 48 bombola me oskigjen janë siguruar për Spitalin Rajonal "Isa Grezda" në Gjakovë për sonte.

Kjo gjendje që po ndodh jo rrallë herë në Spitalet tona duhet të marrë fund duke siguruar sasi të mjaftueshme për shërbim dhe sasi të konsiderueshme rezervë për përdorim emergjent të oksigjenit.

Nuk i meritojnë pacientët këto situata panike sepse mjaftushëm shqetësim kanë nga virusi.

Shërim të shpejtë gjithë të infektuarve dhe dhashtë Zoti që të mos kemi më viktima në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat