Spitali i Gjakovës nuk ka mungesë të oksigjenit: Turp i qoftë deputetit të VV-së për shpifje

Gjakova

Spitali i Gjakovës nuk ka mungesë të oksigjenit: Turp i qoftë deputetit të VV-së për shpifje

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:10
Foto Ilustrim

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda”, Hilmi Shala i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, se ka mungesë të bocave të oksigjenit.

“Gjendja është shumë e mirë, kemi boca të oksigjenit mjaftueshëm dhe sipas numrit të pacientëve furnizohemi kohë pas kohe”, ka thënë ai.

Drejtori Shala konsideron se deputeti Batusha po e shfrytëzon pandeminë për të mbledhur poena tek elektorati.

Shala njëherit ka bërë thirrje t’i lënë të qetë të kryejnë detyrën e tyre profesionale, në këto momente tejet të vështira.

“Janë propagandë e Agon Batushës, i cili po e shfrytëzon pandeminë dhe të sëmurit për të mbledh një grusht vota elektorale. I bëj thirrje deputetit në fjalë t’i lëjë rehat mantelbardhët ta vëjnë punën e vet, turp ju qoftë kush përzihet në shëndetësi këto momente”, ka thënë ai për indeksonline.

Ai poashtu ka përmendur faktin se deklaratat e tilla nxisin panik tek të sëmurët, gjë e cila mund të ndikojë drejtëpërdrejt në gjendjen e tyre shëndetësore.

“Propagandat e tilla ju shkaktojnë panikë pacientëve, është turp që një deputet i tillë në kohë pandemie, në kohë luftë bënë deklarata të tilla”, shtoi tutje ai.

Megjithatë duhet kujtuar se ishte një qytetar që mbrëmë përmes faqes “Marakli të Kerreve”, shprehu shqetësimin për mungesë të oksigjenit në spitalin e Gjakovës.

Ndryshe, aktualisht në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë 91 pacienta të prekur nga Covid19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat