​Vërshimet në Gjakovë, evakuohen nëntë familje të rrezikuara

Gjakova

​Vërshimet në Gjakovë, evakuohen nëntë familje të rrezikuara

Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:38
Foto Ilustrim

Nëntë familje me rreth 70 anëtarë janë evakuar sonte nga lagjia “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës, pasi shtëpitë e tyre janë konsideruar si të rrezikuara nga përmbytjet eventuale si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës dhe shiut.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, për vlerësimin e gjendjes dhe mundësimin e evakuimit janë përkujdesur anëtarët e komisionit komunal, të formuar sot nga kryetari i komunës Ardian Gjini, e të cilët gjatë tërë ditës kanë qëndruar në teren, në vlerësim dhe sanim të situatës së krijuar mëngjesin e sotëm.

Sipas informatave nga anëtarët e këtij komisioni, rreth 70 banorët e evakuuar, prej sonte do të strehohen përkohësisht në ambientet e Aeroportit të Gjakovës, vend ky i cili plotëson të gjitha kushtet për një jetë normale.

Për transportin, vendosjen e tyre, ushqimin dhe pajisjet tjera të nevojshme është përkujdesur komuna e Gjakovës, ndërsa nuk ka munguar edhe përkrahje e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po ashtu kanë kontribuar në strehimin e këtyre familjeve. Ndërsa për nesër është paraparë edhe një vizitë rutinore shëndetësore nga ekipet e QKMF-së së Gjakovës.

Ndryshe, ekipet komunal të të gjitha niveleve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie dhe të përgatitur për secilin intervenim të mundshëm në rast të përkeqësimit të situatës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat