Nitaj në Gjakovë nënshkruan tri marrëveshje me Gjinin, zotohet të mbështesë edhe komunat e tjera

Gjakova

Nitaj në Gjakovë nënshkruan tri marrëveshje me Gjinin, zotohet të mbështesë edhe komunat e tjera

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Ardian Gjini dhe Muharrem Nitaj

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka vizituar komunën e Gjakovës, ku është takuar me kreun e kësaj komune, Ardian Gjinin.

Me këtë rast Nitaj dhe Gjini k anë nënshkruar tri marrëveshje në mbështjete të projekteve për Gjakovë.

Nitaj tha se do të mundësojnë ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, pastaj ndërtimin e pendës të Ura e Fshenjtë dhe rregullimin e shtratit të lumit Krena.

“Patëm kënaqësinë të nënshkruajmë tri marrëveshje. Të gjitha janë nga fusha e mbrojtjes së natyrës dhe ambientit, infrastrukturë ujore dhe impianti i ujërave të zeza”.

“E para është ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Gjakovë. Një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për komunën dhe komunitetin. Është edhe ndërtimi i pendës te Ura e Fshenjtë dhe është rregullimi i shtratit të lumit Krena në Gjakovë”.

“Në fakt pushteti qendror ka kohë që ka i ka shtrirë dorën komunave gjithandej Kosovës. Në mënyrë të posaçme është fokusuar në komunën e Gjakovës”.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka dhënë detaje sa i përket projekteve që do të realizohen, duke u zotuar se punimet do të përfundojnë sipas planifikimeve.

“Marrëveshja e parë është për vazhdimin e punës në Lumin Krena, segmentet e tanishme të shëtitores janë kryer me shpenzimet tona kurse për 3 vjetët që vijnë kemi mbështetjen e ministrisë”.

“Projekti i dytë është tenda, lifti dhe kampingu te Ura e Fshenjtë i cili poashtu do të jetë bashkëfinancim mes komunës dhe ministrisë”.

“150 mijë euro do t’i ndajmë ne 150 mijë ministria dhe do të fillojmë sivjet. Dhe projekti i tretë është vazhdimi dhe përfundimi i kolektorëve dhe impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, projekt i cili ka filluar në vitin 2018 dhe që pritet që punimet të përfundojnë shpejt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat