Buzëqeshja e tyre është motivi më i bukur për të filluar ditën!

Gjakova

Buzëqeshja e tyre është motivi më i bukur për të filluar ditën!

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:21
Institucioni parashkollor “Ganimete Tërbeshi”

Sot në institucionin parashkollor “Ganimete Tërbeshi” u bë inaugurimi i projektit të IOM-it në kuadër të programit për stabilizim të komuniteteve e financuar nga Bashkimi Europian dhe Komuna e Gjakovës.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini theksoj që komuna është duke punuar vazhdimisht që të rris kapacitetet për përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve në nivelin parashkollor.

Ndërkaq përfaqësuesja e IOM-it, Albiana Çavolli falenderoj Komunën e Gjakovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe premtoj që projekte të tilla do të përkrahen edhe më tutje.

Drejtoresha e këtij institucioni arsimor, Arta Stavileci falenderoj Komunën e Gjakovës dhe IOM për mbështetjen e këtij projekti dhe theksoj që mbështetja e komunës është rritur gjatë këtyre viteve, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve të cilët e kalojnë një pjesë të ditës në kopsht.

Kopshti “Ganimete Tërbeshi” gjegjësisht objekti numër 2, përfitoi nga ky projekt këndin e lojrave në oborr si dhe orendi duke përfshirë shtretër, dollapa, orendi kuzhine e të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat