Alternativa në Gjakovë me akuza për Komunën dhe kryetarin Ardian Gjini, për kthimin e shtetases serbe

Gjakova

Alternativa në Gjakovë me akuza për Komunën dhe kryetarin Ardian Gjini, për kthimin e shtetases serbe

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:58
Mimoza Kusari-Lila

Dega e Alternativës në Gjakovë ka hedhur akuza ndaj Komunës për kthimin e një shtetase serbe në këtë qytet.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook thuhet se Komuna e Gjakovës ka qenë e angazhuar në përgatitjen e procedurave për vendosjen e serbes.

“Alternativa dega në Gjakovë me shqetësim të madh ka përcjellur zhvillimet e fundit të cilat lidhen me rastin e kthimit të shtetases serbe në Komunën e Gjakovës që nga 09.06.2021. Ende më shqetësuese është angazhimi i komunës së Gjakovës në përgatitjen e banesës, pronë të cilën e posedon komuna, pa asnjë konsultim paraprak me organet e rendit dhe ato të sigurisë si dhe heshtja e komunës dhe kryetarit të saj në marrjen e përgjegjësisë, tashmë kur situata ka krijuar pakënaqësi në masë”.

Nga ky subjekt i kanë parashtruar edhe katër pyetje kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, të cilat janë si në vijim:

Kur ka filluar komunikimi me shtetasen serbe, Dragica Gashiq për interesimin e saj për t’u kthyer në Gjakovë? Sipas dokumentacionit të siguruar nga Alternativa, Dragica Gashiq ka parashtruar kërkesë në Agjensionin Kosovar për Krahasim dhe Verifikim të pronës ku kërkohet që e njëjta kërkesë t’i referohet edhe autoriteteve lokale. A e ka trajtuar atë kohë kryetari Gjini kërkesën për riposedim të pronës dhe nëse po, çfarë përgjigje i ka kthyer asaj ose Agjencionit?

A është konsultuar dhe a i ka informuar Komuna e Gjakovës autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës lidhur me kthimin Dragica Gashiq në Gjakovë të organizuar për datën 09.06.2021?

Në emër të cilit autoritet është bërë vlerësimi nga ana e zyrtarëve komunal ( ALBANA HANA- BAKALLI DHE ARMEND BEHLULI) të banesës, pas vendosjes së Dragica Gashiq aty dhe pas dëbimit të familjes Emra nga banesa, pronë e komunës?

Me çfarë procedura ligjore Dragica Gashiq është vendosur në pronën komunale kur dihet se legjislacioni në fuqi parasheh hapjen e procedurave të ankandit publik për shfrytëzimin e pronës komunale derisa presim përgjigje nga Kuvendi Komunal i Gjakovës si autoriteti i vetëm përgjegjës, thuhet në reagimin e Alternativës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat