Fluks i pacientëve me COVID-19 në Gjakovë

Gjakova

Fluks i pacientëve me COVID-19 në Gjakovë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 23:56
Hilmi Shala

Me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në vend është rritur edhe numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Drejtori i Përgjithshëm i këtij spitali, Hilmi Shala, tha se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve teksa janë mobilizuar në të gjitha format.

“Si në gjithë Kosovën edhe në komunën tonë ka fluks të shtuar të pacientëve që janë duke kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë ditës së sotme kemi 48 pacientë të hospitalizuar ku prej tyre 32 kanë rezultuar pozitivë për COVID-19”.

“Kemi 85 shtretër të ndarë në pesë reparte dhe kemi resurse humane mjaftueshëm – edhe pse momentalisht kemi mungesë të infermierëve për shkak se shumë janë në pushime vjetore. Por, e gjithë situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll”.

“Material mbrojtës që e përdor personeli shëndetësore kemi dhe jemi furnizuar me ta e njësoj jemi edhe me barna që na duhen për trajtimin e pacientëve”, tha Shala.

Shala mes tjerash bëri të ditur se asnjë shërbim nuk është ndaluar në spital dhe se puna vazhdon normalisht me të gjitha shërbimet që ofrojnë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat