Arrestohet ish-komandanti i Policisë në Gjakovë

Gjakova

Arrestohet ish-komandanti i Policisë në Gjakovë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 21:12
Kristë Gjokaj

Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, tashmë pjesë e Policisë Kufitare është arrestuar sot në Gjakovë.

Kështu kanë bërë të ditur burimet brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se Gjokaj dyshohet se ka rrahur një punëtor sigurimi te Liqeni i Dukagjinit në Gjakovë. 

Burimet tutje kanë njoftuar se Gjokaj ishte bashkë me dy persona të tjerë në momentin e përleshjes. 

Ai dyshohet se sulmoi punëtorin e sigurimit, pasi i njëjti nuk i lejoi të qarkullonin në një pjesë ku ndalohej lëvizja. 

Gjokaj me urdhër të prokurorit është ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat