Pak Lekaj: Gjini fiton në Gjakovë, s’di pse Kusari-Lila ka humbur kohë duke kandiduar

Gjakova

Pak Lekaj: Gjini fiton në Gjakovë, s’di pse Kusari-Lila ka humbur kohë duke kandiduar

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:37
Pak Lekaj

Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj shprehet i bindur se Ardian Gjini do të udhëheq edhe për një mandat tjetër me komunën e Gjakovës.

Unë mendoj se kryetari i Gjakovës e ka një infrastrukturë të AAK’së të fuqishme që e përkrah dhe mendoj që e ka shumë lehtë. Edhe me punën që e ka bërë rezultatet janë evidente, të prekshme për qytetarët dhe nuk shoh asnjë pengesë që kryetari i Gjakovës të dalë fitues në këtë mandat”, thotë Lekaj.

Sa i përket z.Kusari-Lila, e kanë provuar qytetarët katër vjet dhe në këtë drejtim unë nuk e di pse ka harxhuar kohë që të vijë dhe të kandidojë sepse më qytetarët e Gjakovës e kanë marrë të mbarën me qeverisjen e Gjinit dhe s’kanë parë ndryshim me ardhjen e Kusari-Lila”, shtoi ai.

Lekaj është optimist për rezultatin e AAK’së në të gjithë vendin.

“Mendoj se jemi shumë të përgatitur në këto zgjedhje lokale. Gjashtë komunat që i kemi qeverisë do t’i vazhdojmë prapë edhe katër vjet me punën që është bërë, me rezultatin që e kanë bërë qytetarët. Edhe në katër komuna Është 100 për qind që do t’i mbajmë gjashtë komunat që kemi”, theksoi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat