Smajl Latifi fiton betejën ndaj Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, kërkesa për shkarkim të drejtorit ishte e pabazë

Gjakova

Smajl Latifi fiton betejën ndaj Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, kërkesa për shkarkim të drejtorit ishte e pabazë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 14:19
Smajl Latifi

Kërkesa e Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë, për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Arsimit të Rahovecit, Avni Morina, po del të jetë pa bazë ligjore, raporton Ekonomia Online.

E gjithë kjo ka ardhur pasi Inspektorati i Arsimit në kuadër të Ministrisë së Arsimit e ka aprovuar ankesën kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit, ndaj inspektorit të arsimit në Gjakovë. Kjo e fundit kishte kërkuar nga kryetari Latifi, që të iniciojë procedura disiplinore dhe ligjore për shkarkim nga detyra të drejtorit të Arsimit të Rahovecit, Avni Morina.

Vendimi për kërkesën për shkarkim erdhi pasi Morina kishte nxjerrë një vendim i cili obligonte të gjithë drejtorët e shkollave të mos lëshojnë vërtetime për përvojën e punës dhe numrin e ditëve të mësimit të punonjësve arsimorë të shkollave.

Latifi ka thënë se me këtë vendim, drejtësia u vendos në vend, teksa ka thënë se vendimi i inspektorit të arsimit në Gjakovë nuk ka bazë ligjore.

Deri sot kam heshtur rreth akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht, që kanë pasur synim të më dëmtojnë mua në fushatë zgjedhore. Kam heshtur sepse i kam besuar drejtësisë. E sot drejtësia u vendos në vend, pasi që Inspektorati i Arsimit, gjegjësisht Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave ka konstatuar se vendimi i inspektorit të arsimit në Gjakovë nuk ka bazë ligjore”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Falënderoj zyrtarët ligjorë që nuk kanë lejuar që të ndodhë një padrejtësi e madhe dhe e kanë kryer punën e tyre profesionale. Jam krenar me ekipin tim dhe punën që e kemi bërë dhe do ta vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Jemi faqebardhë para secilit qytetar”, thuhet më tej në postim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat