​Vota e mërgatës për Gjakovë, prin Mimoza Kusari-Lila

Gjakova

​Vota e mërgatës për Gjakovë, prin Mimoza Kusari-Lila

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:24
Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila ka marrë numrin më të madh të votave me postë për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Ajo sipas të dhënave të KQZ-së ka marrë 289 vota, duke lënë mbrapa kandidatin e AAK-së Ardian Gjini që ka marrë 178 vota.

Ferdinand Kolaj nga PSHDK-ja ka marrë 128 vota, Teki Shala LDK, 89, Arbënesha Kuqi PDK, 27 dhe Fazli Hoxha NISMA, asnjë votë.

Ardian Gjini në raundin e parë ka marrë 46 për qind të votave, Mimoza Kusari-Lila 37.08 për qind.

Të dy këta do të jenë pjesë e raundit të dytë të 14 nëntorit kur edhe do të vendoset se kush do t’i prijë Gjakovës edhe për katër vjetët e ardhshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat