Haradinaj: Ardian Gjini model i qeverisjes shembullore

Gjakova

Haradinaj: Ardian Gjini model i qeverisjes shembullore

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:01
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vazhduar mbështetjen për kandidatët për kryetarë nga radhët e AAK-së për balotazhin e 14 nëntorit. Të hënën derisa ka qëndruar në Gjakovë është takuar me strukturat e kësaj dege.

Ai për kandidatin për të parin e kësaj komune, Ardian Gjini, ka thënë se është bërë model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore.

“Gjakova do të ketë fitore bindëse. Është krenari me qenë në ekipën e Aleancës në Gjakovë. Së pari Aleanca buron nga sakrifica për liri në Gjakovë, ku është një sakrificë unike dhe e rrallë. Të gjithë ne e dimë se cili është çmimi i sakrificës së lirisë së Gjakovës. Fjalët e kryetarit tuaj për Gjakovën, gjithmonë janë kthy në vepra kur ai ka qenë në qeverisje”, u shpreh Haradinaj.

Tutje Haradinaj shtoi se Gjakova duhet të votojë për ata që, sipas tij,  sollën investime kapitale në Gjakovë, e jo për ata që i ndërprenë ato pa asnjë arsye.

“Aleanca e ka dasht Gjakovën, jo vetëm kur ishte në opozitë, por edhe kur ishte në pushtet. Fuqia jonë politike është në ardhje dhe kjo do të vërtetohet më 14 nëntor. Unë nuk ju pranoj fitore nën 70 për qind.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat