Tërnava: S’e besoj se ndalimi i shamisë në shkollën e Gjakovës është bërë me qëllim të caktuar, të shfuqizohet ai vendim

Gjakova

Tërnava: S’e besoj se ndalimi i shamisë në shkollën e Gjakovës është bërë me qëllim të caktuar, të shfuqizohet ai vendim

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:34
Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava nuk e beson se është bërë e qëllimshme ka vendosja e simboleve që dënonin vendosjen e shamisë në shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë.

Ai ka thënë në asnjë mënyrë nuk duhet të nivelizohet arma apo pirja e alkoolit me mbulesë.

Nuk dua ta besoj që kjo është bërë me qëllim të caktuar në prag të muajit të ramazanit. Nuk dëshiroj të besoj që është bërë me një qëllim të caktuar. Por mund të them që ka qenë një lëshim të rastit ngase në asnjë mënyre nuk mund të nivelizohet arma me mbulesë apo pirja e alkoolit me mbulesë duke pasur parasysh që mbulesa qartë është urdhër nga i madhi Zot”, tha Tërnava.

Tërnava optimist se do të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe se ai udhëzim administrativ do të shfuqizohet.

Më vjen mirë. Që edhe përgjegjësia për arsim në komunën e Gjakovës vetë komuna ka reaguar me kohë. Dhe ky rast le të mbetet si rast i izoluar deri sa deri sa BIK-u raste të tilla ka dënuar dhe dënon më vazhdimësi”, ka thënë tutje ai.

Me këtë rast dëshiroj që të thërras ministrinë e arsimit, njerëzit përgjegjës që edhe praktikisht që ta bëjnë shfuqizimin e atij udhëzimi administrativ që shkruan me nguti dhe papërgjegjësi të bollshme në raport me ndalimin e mbulesës së vajzave tona femrat myslimane besimtare dhe atyre t’ju shkelen të drejtat në shkollimin e tyre”, tha ai

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat