Mjeku që vdiq dje para një viti kishte diplomuar, ishte fejuar tre muaj më parë

Gjakova

Mjeku që vdiq dje para një viti kishte diplomuar, ishte fejuar tre muaj më parë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 09:30
Mentor Salihi

Mjeku Mentor Salihi i cili ndodhej në autoambulancën e aksidentuar ditë më parë në Gjakovë vdiq gjatë ditës së martë në QKUK.

Mjaft i ri në moshë, ai ishte nisur për të shpëtuar jetë, por fatkeqësisht humbi jetën e tij rrugës për në emergjencë.

I ndjeri, karrierën e tij profesionale e kishte nisur në fillim të këtij viti, ku ishte punësuar si mjek, ndërsa kishte diplomuar një vit më parë.

Sa i përket jetës private, mjeku Salihi ishte fejuar vetëm tre muaj më parë.

Ndërsa reagimet për vdekjen e tij janë të shumta, ku kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat