​Gjini takon afaristët gjermanë e të Kosovës: Mbështetje që idetë e biznesit t’i realizojnë në Gjakovë

Gjakova

​Gjini takon afaristët gjermanë e të Kosovës: Mbështetje që idetë e biznesit t’i realizojnë në Gjakovë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 17:39
Pamje nga takimi

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pasur një takim pune me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe afaristë të suksesshëm gjermanë e kosovarë të cilët tha se i ka informuar për potencialin që ofron Gjakova për realizimin e planeve dhe ideve të tyre për zhvillimin e bizneseve inovative në Kosovë.

Gjini, që e quajti takim frymëzues, shtoi se mundësia për investime konkrete nga këta biznesmenë do të ndikojë në rritjen e tregtisë, industrisë dhe eksportit nga Kosova prandaj ka ofruar edhe mbështetjen e autoriteteve lokale.

“Në bashkëbisedim e sipër, ne shprehëm gatishmërinë e plotë që si institucion komunal t’iu ofrojmë gjithë mbështetjen që nevojitet për realizimin e ideve të tyre.

Bashkëpunimi ynë si institucion komunal por edhe i bizneseve që operojnë në Gjakovë me këta afaristë, do të afrojë Kosovën edhe më shumë me partnerin e saj kryesor strategjik për zhvillim të ekonomisë, Gjermaninë”, deklaroi Gjini.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat