​Pas vërshimeve në Gjakovë, Gjini mbledh shtabin emergjent dhe takon ministrin e Bujqësisë

Gjakova

​Pas vërshimeve në Gjakovë, Gjini mbledh shtabin emergjent dhe takon ministrin e Bujqësisë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 14:56
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka mbledhur sot shtabin emergjent me të cilët e kanë bërë një rivlerësim të situatës e po ashtu edhe kanë përcaktuar veprimet e ditëve të ardhshme.

Po ashtu, kryetari Gjini e ka pritur edhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me të cilin kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.

Sipas një njoftimi të komunës, Gjini bashkë me bashkëpunëtorët e tij edhe gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në teren, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhemi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat