Spitali i Gjakovës mbushet me mbeturina

Gjakova

Spitali i Gjakovës mbushet me mbeturina

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Një qytetar ka raportuar se thasët e mbushura me mbeturina medicionale të spitalit të Gjakovës janë duke qëndruar në korridore, për shkak se punëtorët që përkujdesen për pastërtinë e këtij objekti janë në protestë për rritjen e pagave.

Kështu duket çdo kat i spitalit ‘Iza Grezda’ në Gjakovë.

Thasë të mbushura me mbeturina medicionale të spitalit, e që rrinë jashtë kontinierave nëpër korridore.

Era kundërmon si me qenë me ndonjë deponi mbeturina Krejt kjo, që një javë. Ky qenka aksion i punëtorëve që përkujdesen për higjienën e këtij objekti, si protestë për rritjen e pagave”, ka thënë qytetari Azdren Nivokazi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat