Policët në Gjakovë kontribuojnë në shpëtimin e jetëve edhe përmes dhurimit të gjakut

Gjakovë

Policët në Gjakovë kontribuojnë në shpëtimin e jetëve edhe përmes dhurimit të gjakut

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 18:44
Policët në Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se pjesëtarë të saj iu bashkuan sot aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, me moton “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”.

Në njoftimin e policisë në Facebook theksohet se kjo u bë me përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj komunitetit, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Pjesëmarrja aktive e policëve në këtë nismë është shprehje e vlerave humane dhe profesionale që udhëheqin institucionin tonë.

Gjaku i dhuruar sot mund të jetë shpëtim për ata që përballen me intervenime mjekësore, aksidente apo sëmundje të rënda”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat