Bashkëpunimi ndërkufitar: Tropoja e Gjakova, “dy komuna në një”

Gjakova

Bashkëpunimi ndërkufitar: Tropoja e Gjakova, “dy komuna në një”

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 20:50
Pamje nga videoja

Himni shqiptar u lëshua në sallën e kulturës në Gjakovë.

Kjo për të nderuar përfaqësues të bashkisë së Tropojës, që të hënën ishin mysafirë të

kuvendarëve të komunës së Gjakovës .

Ani se në shtete të ndryshme, dy zonat janë të afërta mes vete, jo vetëm në aspektin gjeografik

Nikoqirja tha se tropojanët vijnë për qejf e nevoja në Gjakovë.

Se vjen shpesh për nevoja në Gjakovë, e thotë edhe tropojani Mark Ukshini.

Kryetari i Tropojës tha se është i kënaqur për raportin që bashkëvendësit e tij kanë me Gjakovën

Gjakova e Tropoja janë aq të afërta me njëra-tjetrën, saqë banorë të kësaj të fundit flasin edhe për një bashkim të qytezës shqiptare me atë kosovare. Ambasadori shqiptar në Prishtinë, që ka origjinë nga Malësia e Gjakovës, Petrit Malaj tha se kjo kërkesë është më shumë figurative.

Takimi i së hënës në Gjakovë mes dy komunave ishte i pari prejse Kosova u shpall e pavarur.

Në të u fol për projekte të përbashkëta që lidhen me ndërveprim kufitar, turizëm e biznes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat