Zjarrfikësit e Gjakovës arrijnë ta fikin zjarrin në objektin ku rrezikohej edhe ushqimi i bagëtive

Gjakovë

Zjarrfikësit e Gjakovës arrijnë ta fikin zjarrin në objektin ku rrezikohej edhe ushqimi i bagëtive

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 21:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shërbimi i zjarrfikësve në Gjakovë ka bërë të ditur se sot ka ndërhyrë në shuarjen e zjarrit që kishte shpërthyer në një objekt në fshatin Pnish, ku ishin të rrezikuara edhe hapësirat për ruajtjen e ushqimit të bagëtive.

Në një postim në Facebook, zjarrfikësit në Gjakovë pohuan se arritën ta fikin zjarrin që shpërtheu.

“Reagimi në kohë bëri të mundur që zjarri të vihej nën kontroll dhe të mbroheshin shtëpitë përreth”.

“Zjarrfikësit në shërbim të qytetarëve, çdo ditë e pa ndalur!”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat