Një pjesë e Gjakovës në errësirë, biznesmenët i “qesin në dritë” gjeneratorët

Gjakovë

Një pjesë e Gjakovës në errësirë, biznesmenët i “qesin në dritë” gjeneratorët

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 20:19
Gjakova

Një pjesë e qytetit të Gjakovës ka mbetur pa energji elektrike pothuajse tash e 7 orë.

KEDS-i kishte njoftuar paraprakisht se punimet në rrjet do të shkaktojnë reduktime në disa zona nga ora 10 deri në ora 14.

Por, duket se një pjesë e qytetit ende nuk është rikthyer në normalitet dhe reduktimet po vijojnë.

Kjo ka bërë që shumë pronarë biznesesh t’u heqin pluhurin gjeneratorëve dhe të lidhen në rrjetin e tyre, për të mos pësuar dëme në bizneset e tyre.

Ende nuk dihet se për sa gjatë do të vazhdojë kjo situatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat