Foshnja vdiq gjatë lindjes, Prokuroria në Gjakovë: Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme

Gjakovë

Foshnja vdiq gjatë lindjes, Prokuroria në Gjakovë: Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se në Gjakovë një foshnjë ka vdekur gjatë procesit të lindjes.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 06.07.2025 – 12:30. Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.”

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka thënë se rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes” dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është inicuar rast i hetimit të vdekjes. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat