Votat me postë për Gjakovën konfirmojnë fitoren bindëse të Ardian Gjinit

Gjakovë

Votat me postë për Gjakovën konfirmojnë fitoren bindëse të Ardian Gjinit

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 20:29
Rezultati nga numërimi i votave në Gjakovë

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së Ardian Gjini ka fituar bindshëm edhe sa i përket votave të dërguara me postë.

Ai ka marrë 68.75 për qind ose 396 vota, ndërsa Ardian Gola i Vetëvendosjes 31.25 për qind ose 180 vota.

Nga numërimi i votave me kusht, Gjini ka marrë 32, ndërsa Gola 23 vota.

Ardian Gjini ka fituar mandatin e ri katërvjeçar me 56.69 për qind ose 17.267 vota, ndërsa Ardian Gola ka marrë 43.31 për qind ose 13.467 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat