Një ekstremist i djathtë sulmon policinë gjermane: Katër të plagosur

Gjermania

Një ekstremist i djathtë sulmon policinë gjermane: Katër të plagosur

Nga: Fitim Dika Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:43
Ilustrim

Gjatë një sulmi me armë në Bajern, një pjesëtar i ekstremit të djathtë «Reichsbürger» ka qëlluar mbi policinë. Katër policë janë të plagosur rëndë, shkruan Spiegel Online.

49 vjeçari «Reichsbürger» është lënduar lehtë dhe tanimë është arrestuar. Ai armën e ka pasur me leje.

Sipas dëshmitarëve okularë, ai ka qëlluar mbi forcat e rendit pa paralajmërim, përcjell botasot.info, ndërsa ministri i brendshëm bavarez, Joachim Herrmann ka udhëtuar për në vendngjarje Roth, për t’u informuar nga afër.

Grupi me emrin «Reichsbürger» kërkojnë që Gjermanisë t’i kthehen kufijtë e 1937 ose asaj që quhet Gjermania e madhe./Bota Sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat