Ligji i ri për shtetësinë gjermane, këto janë disa nga shkeljet që penalizojnë qytetarët e Kosovës

Gjermania

Ligji i ri për shtetësinë gjermane, këto janë disa nga shkeljet që penalizojnë qytetarët e Kosovës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:13
Gjermania

Gjermania ka aprovuar ligjin që ua lehtëson qytetarëve të marrin pasaportën gjermane dhe dyshtetësinë.

Deputetët e Bundestagut kanë votuar në favor të ndryshimit të ligjit që do t’i hapë rrugë mundësisë për dyshtetësi.

Ligji thotë se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane.

Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre.

Redaktori i Deutsche Welle, Bahri Cani ka treguar disa detaje të cilat sipas tij duhet t’i dijë çdo qytetarë i Kosovës apo Shqipërisë që synon të marrë pasaportën e Gjermanisë.

“Shtetësia gjermane tani merret brenda 5 vitesh dhe jo brenda 8 vitesh siç ka qenë tani. E në raste të integrimit shumë të mirë, merret madje, madje, edhe pas 3 vitesh. Integrimi i mirë do të thotë nëse dikush bën ndonjë punë tepër të mirë, shkollë tepër të mirë, punë vullnetare e të tjera. Ata që krijojnë probleme nuk mund ta marrin shtetësinë fare”, ka deklaruar Cani.

Pyetje: Nëse një 20 vjeçar niset nga Kosova edhe shkon në Gjermani. Dikush e ndihmon për të gjetur punë, shtrohet në punë, avash-avash mëson edhe gjuhën gjermane, se nuk mund t’i bëjë dot të gjitha përnjëherësh, dhe kaq mjafton për 5 vjet?

Bahri Cani: Shiko, për të marrë shtetësinë gjermane duhet të jetosh të paktën 5 vjet në Gjermani, siç thuhet, me punë të rregullta dhe me dokumente të rregullta. E dyta, duhet ta mësosh gjuhën, duhet të mësosh gjërat elementare për gjermanishten që jepet si mini-test dhe duhet të kesh para të mjaftueshme për të jetuar për veten dhe për familjen tënde.

Mirëpo, Cani ka deklaruar se nëse shkelen disa kushte nuk është e mundur të merret nënshtetësia.

Pra, nuk është e mundur që dikush të vijë këtu, kërkon azil dhe merr shtetësinë. Nuk është e mundur gjithashtu, që dikush vjen këtu dhe pak punon, e pak jeton nga ndihmat sociale dhe merr shtetësi. As kjo nuk është e mundur! Prandaj, duhet të plotësohen disa kritere. Meqë more rastin e një 20-vjeçari, brenda 5 vitesh, nëse ai integrohet mirë dhe ka punë të mirë; nëse i ka të gjitha dokumentet në rregull, vërtet mund ta marrë shtetësinë gjermane, por e mira është.

Ai ka perënduar se qëndrimet antisemitiste, ndikojnë shumë keq në përfitimin e nënshtetësisë gjermane.

“Dy herë po e përmend një element shumë të rëndësishme. Me ligjin e ri parashikohet edhe kush nuk mund ta marrë shtetësinë gjermane. Shtetësinë gjermane nuk mund ta marrë personi i cili ka qëndrime antisemitiste; nuk mund ta marrë personi i cili ka lidhje me kriminalitetin, pra që ka bërë krime të caktuara. Pastaj, personat të cilët nuk i njohin vlerat elementare të shoqërisë gjermane, nuk mund ta marrin. Personat që nuk i njohin të drejtat e barabarta të gjinive, nuk mund ta marrin. Pra, nuk mund të bëhet diskriminimi i grave në njërën anë dhe pastaj në anën tjetër të marrësh shtetësinë gjermane”, ka deklaruar mes tjerash Cani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat