Në Gjilan hapet qendra e artizanatit dhe trajnimeve Open Door

Gjilani

Në Gjilan hapet qendra e artizanatit dhe trajnimeve Open Door

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 19:23
Në Gjilan hapet qendra e artizanatit dhe trajnimeve Open Door

Është inauguruar sot në Gjilan qendra e artizanatit dhe trajnimeve në Gjilan Open Door, ku bizneset nga rajoni i Gjilanit dhe ai i Kumanovës, kanë ekspozuar punimet e tyre tradicionale e prodhimet ushqimore nga tradita, në kuadër të programit të përbashkët Kosovë-Maqedoni.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart hapjen e kësaj qendre, ndërkaq ka pohuar se sot ka qenë dita e Evropës për Gjilanin, marrë parasysh promovimin e tri IPA programeve që kjo komunë i ka fituar nga KE.

Në këtë event u tha se modeli i kësaj qendre dhe i bashkëpunimit Gjilan-Kumanovë do të dëshmojë një instrument të qëndrueshëm me sens atraksioni nga fusha e kulturës dhe ajo e turizmit.

Më pas, kryetari Haziri dhe zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, kanë vizituar panairin e artizanatit në qendër të Gjilanit dhe shkollën e Agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky institucion për nxënësit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat