Rrëfehet i riu nga Gjilani që la shtatzënë vajzën e dajës: Ajo më provokonte - Bota Sot
Rrëfehet i riu nga Gjilani që la shtatzënë vajzën e dajës: Ajo më provokonte

Gjilani

Rrëfehet i riu nga Gjilani që la shtatzënë vajzën e dajës: Ajo më provokonte

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:36
Ilustrim

Një histori e pazakontë incesti u publikua nga mediat kosovare gjatë vitit të kaluar ku një vajzë 13-vjeçare lindi fëmijën e djalit të dajës. Menjëherë rasti në fjalë u hetua nga Prokuroria dhe së fundmi është bërë publike edhe dëshmia e të dyve.

Babai i foshnjës me iniciale L.M 16 vjeç ka treguar para hetuesve se kushërira e mitur e ka provokuar, 13-vjeçarja është shprehur se ‘është keqpërdorur’ seksualisht nga djali i hallës.

Babai i foshnjës me inicialet L.M ka treguar para hetuesve se si ka ndodhur akti që çoi deri në shtatzëninë e vajzës së dajës.

“Unë tani do ta tregoj të vërtetën pasi që më herët më ka ardhur vështir prej prindërve të mi për ta treguar të vërtetën, dhe tani dua të shtoj edhe këtë: ditën kritike kur ka ardhur E…. Unë kam qenë në oborr të shtëpisë duke rregulluar një kerr me kali, për të shkuar në mal për dru, unë u përshëndeta me te dhe jam nisur për në mal, i kam prerë drutë, e kam ngarkuar kerrin dhe i kam shitur, jam kthyer në shtëpi kam ngrënë darkë, jam pastruar, kur kam dalur nga banja, kam shkuar në dhomën time të gjumit për t’u ndërruar dhe aty ka hyrë E, dhe më ka provokuar jemi përdhelur, puthur dhe kemi bërë mardhënje seksualePastaj nga dhoma ime ku isha me E kemi shkuar tek dhoma e nejës, pastaj kemi ra me fjete, unë kam ra me një shtrat me vëllain tim kurse Eliona në një shtrat me motrën time, kur jemi zgjuar në mëngjes kam shkuar në mal, i kam pru drutë deri në oborr, ka qenë diku ora 10:00 e para ditës, kam shkuar në katin e dytë të shtëpisë, aty ka ardhur E, edhe aty kemi pasur për herë të dytë mardhënje seksuale”.

Por mitura E.R ka dhënë një version të kundërt para hetuesve, ajo është shprehur se është keqpërdorur seksualisht nga 16 vjecari që është djali i dajës së saj.

“Me datën 24.11.2018, ka lindë foshnjën dhe pa pëlqimin e stafit mjekësore e ka lëshuar spitalin, këtë e ka bere për t’u mos u marre veshe se kush e ka lindur këtë foshnje, me tutje shtone se deri sa ka qëndruar tek halla e saj ne fshatin Uglar, është keqpërdorë seksualisht nga djali i hallës, deri sa ka qëndruar tek halla nuk është takuar me askënd, sipas saj nuk ka qene ne lidhje me ndonjë person tjetër, gjate qëndrimit tek halla ka pasur tre here mardhenje seksuale me te njëjtin dhe atë me dëshirën e te dyve”.

E.R po ashtu ka treguar para hetueseve se kontrollet i kishte bërë vazhdimisht në një spital privat me identitet të rremë, pasi ishte frikësuar nga reagimi i familjes. 

E në bazë të gjitha provave, Prokurorja e rastit Rabije Jakupi, i ka propozuar Gjykatës shqiptim të masës edukative për risocializim të këtij të mituri, pasi sipas Prokurorisë ekzistojnë të gjitha elementet e veprës penale keqpërdorim seksual i peronave nën moshën 16 vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...