Gjilani fillon sanimin e gropave

Gjilani

Gjilani fillon sanimin e gropave

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan ka filluar me sanimin e përkohshëm të gropave me kubëza në disa lagje të qytetit, e cila do t’iu ofrojë mundësi më të mirë të qarkullimit për qytetarët.

Drejtori i këtij resori, Naser Korça, ka deklaruar se sanimi i përkohshëm i gropave po bëhet derisa të krijohen kushtet atmosferike për asfaltim të rrugëve.

“Do t’i sanojmë të gjitha gropat në qytet, ndërkaq sapo të krijohen kushtet atmosferike, do të fillojmë me ndërtimin e rrugëve në kuadër të programit Gjilani 2019 plus. Është përkushtim i kryetarit Haziri që ta heqim lloçin dhe vadat”,  tha ai.

I pari i Shërbimeve Publike në Gjilan ka konfirmuar se janë të parapara projektet multi-milionëshe në infrastrukturë me investime nga buxheti vetanak, Ministria e Infrastrukturës dhe donatorët nga shtetet mike, e të cilat pritet të fillojnë së shpejti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat