U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Smirë e Goshicë - Bota Sot
U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Smirë e Goshicë

Gjilani

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Smirë e Goshicë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:24
Takimet

Dje në fshatrat Smirë dhe Goshicë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Smirë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Tajar Hyseni dhe janë zgjedhur edhe 10 anëtarë të këshillit.

Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 72 banorë të cilët kanë marrë edhe pjesë në procesin e votimit. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur dje edhe në Goshicë, ku morën pjesë 52 banorë me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Goshicë u rizgjodh Muhabi Zejnullahu, ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 11 anëtar.

Bëhet me dije se procesi i votimit në këto dy lokalitete është zhvilluar me votim të hapur. Ndërsa sot do të mbahen zgjedhjet e tilla në fshatin Buzovik prej orës 18:00 dhe në fshatin Shushtë prej orës 20:00. Të drejtë pjesëmarrje në votim kanë të gjthë banorët e këtyre lokaliteteve mbi 18 vjeç.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...